Add to: | Me pika loti nëpër sy Në këtë skenë ku kam kënduar Vetëm për ju… Këndo dhe ti rini me zërin tim Këndo me zërin tënd për dashurinë Më jep rininë ti, dashurinë Ritmin plot magji në këngën time Një këngë na mbeti pa mbaruar Na mbeti pezull një dëshirë Një dashuri pa dashuruar S'u dha një lamtumirë Ku janë ato që dashuruan Në mes lëndinave në mal Ku janë vajzat djemtë ku shkuan Me vjen të qaj... (refren) Njerëzit që dëfrejne, yjet që shkëlqejnë …sonte dua t'i shoh Dhe në gëzime femijesh, dehur dashuria o Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngën Tinguj që s'kanë mbarim Në këngën time këtë mbrëmje Jeni ju refreni im ---------------- Dhe ju kënduat bashkë me mua Në zërin tim plot dashuri Sa jetën time unë ju dua Ndaj erdha përsëri Dhe bashkë me ju kënduam Dhe gjetëm vehten në çdo varg Në krahë ëndrrash fluturuam Shkuam larg... (Refreni) Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngën Tinguj që s'kanë mbarim Në këngën time këtë mbrëmje Jeni ju refreni im E doni dashurinë? - Po! E Shqipërinë? - Po! E doni shpirtin tonë? -Po! Ritmin tonë? - Po! Të këndojmë të gjithë së bashku… Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngën Tinguj që s'kanë mbarim Në këngën time këtë mbrëmje Jeni ju refreni im nga : NIKOLAS HERCEKU (fans i Ledines) 1150 have viewed this page!
|
|
|||||||||