Ardit Gjebrea dhe Saimir Pirgu - Një Mesazh
Gjunjëzuar para Teje rri
Flakë e shpirti digjet në qiri
Dorën Tënde pres në një bekim
Falem Zoti im

Lavde e hymne unë për Ty këndoj
Marr nga Fryma jote të jetoj
Perëndi unë Ty të adhuroj, veç tek Ti besoj

Nëse zërin e dëgjon, nëse zemrën e lexon
Më beko o Zot
Dhe kur emrin ty ta fshimë, kur ta prishëm dhe shtëpinë
Ti na fale Zot

Një mesazh nga qielli na dërgo
dhe me Fjalën Tënde na çliro
dhe nga djalli i tokës na shpëto, na shpëto o Zot
Me mëshirën Tënde na ndihmo
dhe me krahët e Tua na mbulo,
Vijmë në rrugën Tënde të besojmë, të besojmë o Zot

Forcën time gjej tek Ti, veç tek Ti unë gjej gëzim
Je bariu im
Në parajsë e jo në ferr
Kur të duash Ti më shpjerë
Ti je Zoti im

Të harruam Ty, të kryqëzuam Ty
dhe Ti prapë na fal
Të mohuam Ty, të harruam Ty
Ti ne prapë na fal

Mundesuar nga http://www.kengaime.com