Ledina Celo dhe Luan Zhegu - E doni dashurine
Erdha sërish i përmalluar
Me pika loti nëpër sy
Në këtë skenë ku kam kënduar
Vetëm për ju…

Këndo dhe ti rini me zërin tim
Këndo me zërin tënd për dashurinë
Më jep rininë ti, dashurinë
Ritmin plot magji në këngën time

Një këngë na mbeti pa mbaruar
Na mbeti pezull një dëshirë
Një dashuri pa dashuruar
S'u dha një lamtumirë

Ku janë ato që dashuruan
Në mes lëndinave në mal
Ku janë vajzat djemtë ku shkuan
Me vjen të qaj...

(refren)
Njerëzit që dëfrejne, yjet që shkëlqejnë
…sonte dua t'i shoh
Dhe në gëzime femijesh, dehur dashuria o

Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngën
Tinguj që s'kanë mbarim
Në këngën time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im
----------------

Dhe ju kënduat bashkë me mua
Në zërin tim plot dashuri
Sa jetën time unë ju dua
Ndaj erdha përsëri

Dhe bashkë me ju kënduam
Dhe gjetëm vehten në çdo varg
Në krahë ëndrrash fluturuam
Shkuam larg...

(Refreni)
Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngën
Tinguj që s'kanë mbarim
Në këngën time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im

E doni dashurinë? - Po!
E Shqipërinë? - Po!
E doni shpirtin tonë? -Po!
Ritmin tonë? - Po!

Të këndojmë të gjithë së bashku…

Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngën
Tinguj që s'kanë mbarim
Në këngën time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im

nga : NIKOLAS HERCEKU (fans i Ledines)

Mundesuar nga http://www.kengaime.com